Vazhdojnë negociatat mes Zaevit dhe Ahmetit, ka tone optimiste, por epilog ende jo

Must Read

Poloni, për 24 orë regjistrohen 1.002 raste me Covid-19

Në Poloni sot janë regjistruar 1.002 raste të reja me Kovid-19, që është numri më i madh...

6 viktima, 140 raste të reja me Covid-19 dhe 60 të shëruar

Ministria e Shëndetësisë, informoi se gjatë 24 orëve të fundit nga 1397 testime të realizuara 140 persona...

Aksident i rëndë trafiku në autostradën Negotinë – Demir Kapi, humb jetën një person, tre të tjerë të lënduar

Një person ka humbur jetën ndërsa tre të tjerë janë lënduar pasi që një automjet me targa...
- Advertisement -

E mori mandatin për formim të qeverisë, ndërsa ende është në bisedime për të arritur shumicën e nevojshme.

Tashmë disa ditë kreu i LSDM-së Zoran Zaev dhe ai i BDI-së Ali Ahmeti nuk po arrijnë dot një ujdi për bashkëqeverisje.

- Advertisement -

Ngecja përflitet të jetë kërkesa e BDI-së për Kryeministër shqiptar dhe koha kur i njëjti do të ishte në krye të ekzekutivit, por megjithatë dy liderët nuk tregojnë asnjë detaj.

Kreu socialdemokrat madje sot tha se po përgatitet për të qenë Kryeministër në 4 vitet e ardhshme, ndonëse e kupton që çështja e kolltukut kryeministror është ajo që kërkohet nga partneri i mundshëm i koalicionit.

- Advertisement -

“Po unë sot e marr mandatin dhe përgatitem të jem kryeministër i kësaj qeverie 4 vjet, mandat i plotë 4 vjeçar, por gjithsesi një prej temave të bisedimeve është edhe kjo, ky është realiteti dhe qytetarët e dinë. Bëhet fjalë për dy subjekte të mëdha politike, koalicioni Mundemi dhe BDI-ja dhe këtu gjithsesi bisedimet janë të hapura”, tha kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev.

Zaev nuk tregon as nëse është gati të pranojë kryeministër shqiptar në vitin e parë të qeverisë së re, sepse siç thotë, dëshiron që deri në fund t’i jap shans procesit të bisedimeve.

- Advertisement -

Edhe kreu integrist Ali Ahmeti me tone optimiste për bisedimet, për të cilat thotë se po vazhdojnë me përpjekjet për të gjetur gjuhë të përbashkët për interesat e përbashkëta për shtetin.

 “Unë mund të ju them se gjërat nuk janë në drejtim të keq, një herë e kam deklaruar, po e them edhe një herë që gjërat janë shumë afër, po aq sa janë edhe larg. Uroj që tek palët të dominojë arsyeja, uroj që te palët në radhë të parë të vendoset interesi i shtetit, të vendosen proceset kaq të rëndësishme me të cilat po ndodhet vendi”, u shpreh kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti.

Ahmeti thotë se zgjatja pakufi e negociatave është në dëm të shtetit.

Dy kryetarët Zaev dhe Ahmeti u takuan edhe këtë pasditë. Nga BDI thonë se takimi u zhvilluar atmosferë konstruktive, duke konstatuar se ekzistojnë baza të mira për përparim. Takimi ka zgjatur 3 orë ndërsa të pranishëm kanë qenë edhe sekretarët e dy partive. Në kumtesë theksohet se janë arritur bazat për përparim i cili çon deri te marrëveshja e koalicionit për Qeveri të re evropiane të përkushtuar në integrimet evropiane, në ekonomi, barazi dhe në sundimin e ligjit. Paralajmërohet që bisedimet do të vazhdojnë edhe gjatë fundjavës në nivel të sekretarëve partiak.

- Advertisement -

Poloni, për 24 orë regjistrohen 1.002 raste me Covid-19

Në Poloni sot janë regjistruar 1.002 raste të reja me Kovid-19, që është numri më i madh që nga fillimi i pandemisë,...

6 viktima, 140 raste të reja me Covid-19 dhe 60 të shëruar

Ministria e Shëndetësisë, informoi se gjatë 24 orëve të fundit nga 1397 testime të realizuara 140 persona kanë rezultuar pozitivë me Covid-19.

Aksident i rëndë trafiku në autostradën Negotinë – Demir Kapi, humb jetën një person, tre të tjerë të lënduar

Një person ka humbur jetën ndërsa tre të tjerë janë lënduar pasi që një automjet me targa të Shkupit është rrokullisur në...

Slloveni, mbajtja e maskës e detyrueshme edhe në ambient të hapur

Në Slloveni prej sot është e detyrueshme mbajtja e maskës edhe në ambient të hapur në raste kur është e pamundur të...

VIDEO: Forca të shumta policore përreth ndërtesës ku jeton Gordana Jankulloska, kontrollojnë çdo automjet

Përreth ndërtesës ku jeton ish-ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankulloska, sot ka forca të shtuara të policisë.
- Advertisement -

More Articles Like This

- Advertisement -