Forcat ruse nuk kanë arritur t’a ndërmarrin kontrollin ndaj elektranës së dytë sipas madhësisë në Ukrainë, në Vulehirsk, në verilindje të Donjeckut, kumtoi Shtatmadhëria e armatës ukrainase, duke shtuar se forcat ruse kanë tentuar të përparojnë në perëndim nga qyteti Lisiçansk, por janë penguar.
Në granatimin rus të qytetit jugor Nikopol, në lumin Dnjepër, jetën e ka humbur të paktën një person. Ndaj qytetit Nikopol, javën e kaluar janë gjuajtur më shumë se 250 raketa, me ç’rast janë dëmtuar 11 objekte, janë shkatërruar rrjetet gazsjellëse dhe ujësjellëse, si dhe hekurudha.
Autoritetet ukrainase kumtuan se armata ka rrethuar më shumë se një mijë ushtarë rus në rajonin Herson në Ukrainën jugore.
