Vazhdojnë kontrollet e përforcuara policore! Për 21% ulet numri i aksidenteve të trafikut

TË FUNDIT

Njësiti mobil për siguri në trafik pranë MPB ka kryer kontroll të përforcuar në territorin e Dibrës dhe Ohrit, ku janë sanksionuar 115 vozitës. Kontrollet e përforcuara të trafikut vazhdojnë në ditët e ardhshme. Këto kontrolle kryhen me qëllim që të vendoset disiplinë më e madhe e vozitësve, ndërsa siç thonë nga MPB kjo gjë ka dhënë rezultat. Duke krahasuar nëntorin e vitit 2020 me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, për 21% është ulur numri i personave që kanë nderuar jetë në aksidente në trafik. Sipas MPB, për 75% është ulur numri i këmbësorëve që kanë ndërruar jetë, ndërsa për 47% është ulur numri i aksidenteve me lëndime më të rënda trupore.