Eurokomisioneri për Zgjerim, Oliver Varheji sot porositi se është me interes strategjik që vendet jo-anëtare të Evropës Juglindore, të afrohen drejt BE-së.
“Interes i ynë strategjik është që vendet e Ballkanit Perëndimor të afrohen drejt BE-s”, theksoi Varheji, i cili përmes video thirrjes mori pjesë në konferencën “Dialogu i Zgjerimit të BE-së”, organizuar nga Përfaqësia e KE-së në Kroaci.
Ai përkujtoi se është miratuar pako ndihmë prej 3.3 miliardë dollarë për vendet e Ballkanit Perëndimor për luftë kundër pasojave nga pandemia Kovid-19.
Pjesëmarrësi në panel, Mateo Bonomi nga Instituti i Romës për Marrëdhëniet ndërkombëtare, theksoi se kriza e shkaktuar nga pandemia Kovid-19 tregoi se BE-ja ka nevojë për një agjendë të përbashkët, por edhe bashkëpunim më të ngushtë me vendet e Ballkanit Perëndimor.
