Ekipi i Vardarit nga Forina e Gostivarit nga sezoni i ardhëshëm do të garojë në Ligën e Dytë të Maqedonisë së Veriut, në të cilën paraprakisht kanë garuar edhe dy ekipet tjera nga Gostivari, “Gostivari” dhe “Genç Kalemler”. Vend në Ligën e Dytë të Maqedonisë së Veriut, gostivarasit siguruan pas fitores në ndeshjen e fundit të plej off-it ndaj Fortunës nga Hasanbegu me rezultat të thellë 5:1.
Golat për “Vardarin” i realizuan Emruli, Ibrahimi dhe tre herë realizoi Miftari, ndërsa golin e vetëm për skuadrën nga Hasanbegu e shënoi Xhaviti. Fortunasit në Ligën e Dytë të vendit ngjiten për herë të parë dhe kjo është një sukses tejet i madh, të cilin e ka komentuar edhe ndihmës trajneri, Muhedin Imerovski i cili është me prejardhje nga Shkupi. Në deklaratën e tij, Imerovski është shprehur i lumtur dhe ka falënderuar lojtarët.
“Jam i lumtur që pas gjithë këtij maratoni të gjatë më në fund ia arritëm qëllimit tonë dhe pas shumë vitesh ngjitemi në Ligën e Dytë. Falendëroj të gjithë lojtarët që dhanë maksimumin gjatë gjithë sezonit”, ka thënë ndihmës trajneri shkupjan i KF Vardarit, Muhedin Imerovski.
