Vapa në Prishtinë (foto)

TË FUNDIT

Fëmijët, siç dihet, më lehtë e përballojnë vapën verore. Por, jo vetëm kaq – ata edhe më lehtë gjejnë mënyra për t’u freskuar.

Ky ishte rasti edhe ditën e sotme, kur një grup fëmijësh përdornin fontanën në sheshin “Ibrahim Rugova” si pishinë të vërtetë, ndërkohë që edhe fontana tjetër në afërsi kryente rolin e dushit freskues për fëmijët, por edhe për prindërit e tyre dhe të tjerët që u gjendën në qendër të kryeqytetit.Ja se si i pa këto fotoreporteri i KosovaPess-it.