SHBA-ja nuk duhet ta kalojë linjën e kuqe lidhur me Tajvanin, deklaroi sot ministri kinez i Punëve të Jashtme, Vang Ji.
Ai potencoi se SHBA-ja duhet të ndërpresin me ëndrrat për atë se duhet ta ndryshojnë Kinën dhe paralajmëroi se Uashingtoni i shtyn raportet mes dy vendeve drejt “luftës së re të ftohtë”, transmeton Blumberg.
“Disa forca politike amerikane po tentojnë t’i shtyjnë raportet tona në prag të luftës së re të ftohtë. Kjo mund ta rrezikojë paqen globale”, tha Vang në konferencën për shtyp në margjinat e Kongresit të 13-të popullor kombëtar.
Ai tha se Kina dhe SHBA-ja kanë dobi nga bashkëpunimi dhe humbin ka konfrontimi, duke shtuar se të dy vendet duhet të gjejnë mënyrë për bashkëekzistencë paqësore./MIA
