Maqedonia po bënë zgjidhje të rëndë por të vërtetë, e ardhmja juaj është në BE ndërsa ju jeni në rrugën e duhur, porositi presidenti i Austrisë Aleksandër Van der Bellen pas takimit me shefin e shteti Stevo Pendarovski. Bellen porositi se nuk duhet humbur kohë dhe se duhet të shfrytëzohet interesimi i BE për të vazhduar rrugën drejtë anëtarësimit të plotë.
“Unë me të vërtetë kam mirëkuptim të madh për frustrimin i cili është i pranishëm për kohëzgjatjen e negociatave me Unionin, por pikërisht për atë është e rëndësishme që të shfrytëzohet ky momentun, ky përshpejtim i ri, që të shfrytëzohet interesimi i rritur i BE”, theksoi tha Aleksandër Van der Bellen, president i Austrisë.
Presidenti Pendarovski tha se së shpejti do të formohet grupi i punës për përpilimin e amendamenteve në Kushtetutë dhe e thirri opozitën që të marrë pjesë në mënyrë aktive në miratimin e ndryshimeve kushtetuese. Nëse i fusim edhe bullgarët në Kushtetutë sigurisht se nuk do të dështojë shteti, tha Pendarovski.
“Nëse opozita vendos që të mos marrë pjesë as në grupin e punës që do të formohet në Ministrin e drejtësisë, as në Komisionin për çështje kushtetuese në Kuvend, do të thotë as në nivel të ekspertëve e as në nivel politik siç ishin deklaratat e tyre publike, është e qartë se edhe po ta organizoja unë këtë debat, ata nuk do të merrnin pjesë. Mendoj se gabojnë dhe andaj edhe një herë nga kjo pozitë i thërras që të marrin pjesë në nivel politik dhe në atë të ekspertëve dhe t’i tregojnë argumentet e tyre“, pohoi Stevo Pendarovski, president i RMV-së.
Presidenti i Austrisë Van der Belen foli në Kuvend ku deputetëve u tha se tani është e rëndësishme që të ecni përpara dhe ta mos e lëshojmë anëtarësimin në BE dhe se për këtë qytetarët e Maqedonisë do të jenë mirënjohës. Presidenti Belen shkoi te varri i Goce Dellçevit ku vendosi kurorë lulesh duke e nderuar revolucionarin maqedonas.
