Kandidati i AKI-së për kryetar të Gostivarit, Valbon Limani ka takuar ambasadorin e Turqisë në Maqedoninë e Veriut, Fatih Ulusoy.
Siç njofton Limani, në këtë takim është biseduar për bashkëpunimin e mundshëm të Komunës së Gostivarit dhe Ambasadës së Turqisë.
“Nder dhe gëzim të prisja sot ambasadorin e Turqisë, Shkëlqesinë e tij Fatih Ulusoy.
Folëm për bashkëpunime të shumta, të cilat janë të natyrshme me një shtet vëlla si Turqia”, shkruan Limani.