Vala e të nxehtit që ka kapluar Evropën perëndimore vazhdon të shkaktojë zjarre shkatërruese pyjore. Kjo valë e të nxehtit është e dyta pak më shumë se një muaj në Evropë. Sipas shkencëtarëve, rritja e këtyre dukurive është pasojë e drejtpërdrejtë e ngrohjes globale, ndërsa emetimet e gazrave të qelqta e rrisin intensitetin, kohëzgjatjen dhe shpeshtësinë e tyre.
Në Francë, Greqi, Portugali, Spanjë, zjarret kanë djegur mijëra hektarë, kanë detyruar mijëra njerëz të largohen nga shtëpitë e tyre, ndërsa javën e kaluar kanë marrë jetën disa zjarrfikësve dhe shpëtimtarëve. Tani për tani, nuk ka viktima të raportuar në zjarret në Francë dhe Spanjë, por, autoritetet në Madrid kumtuan se temperaturat e larta kanë shkaktuar qindra raste të vdekjeve.
Në Francën jugperëndimore nga e marta janë djegur pothuajse 11.000 hektarë pyje. Shërbimi meteorologjik francez ka shpallur një kod të kuq për rrezikun e të nxehtit në 15 zona në pjesën perëndimore të vendit, që është shenjë për pikun e të nxehtit ekstrem.
“Sot mund të jetë një nga ditët më të nxehta në Francë. Vapa është në rritje, vala e të nxehtit po përhapet në shtet, paralajmëron shërbimi meteorologjik shtetëror dhe pret thyerjen e shumë rekordeve të temperaturave, veçanërisht në perëndim dhe jugperëndim të shtetit.
Në Test de Bush “situata po përkeqësohet. Zjarri ka mbërritur deri në det dhe po lëviz në drejtim të jugut”, theksohet në kumtesën e prefekturës në Tuiter, duke bërë thirrje për “kujdes ekstrem”. Dy zjarret e mëdha të cilat kanë përfshirë që gjashtë ditë Francën kanë çuar në evakuimin e rreth 16.200 njerëzve.
Rreth 20 zjarre pyjore janë ende janë aktivë në Spanjë dhe janë jashtë kontrollit në pjesë të ndryshme të vendit. Në pjesën më jugore të vendit, mbrëmë zjarri është vënë nën kontroll që shpërtheu të premten në malet në afërsi të Malagës.
Sipas autoriteteve lokale, zjarri ka shkatërruar rreth 2.000 hektarë dhe ka detyruar evakuimin e më shumë se 3.000 banorëve.
Temperaturat dje mbërritën 39 gradë në Madrid, 39.7 gradë në Sevilje dhe 43.4 gradë maksimale në Don Benito afër Badajozit.
Një burrë 50-vjeçar ndërroi jetë dje nga goditja e të nxehtit derisa ecte në rrugën në Torehon de Ardos, në afërsi të Madridit, kumtoi shërbimi për raste urgjente. Kur ka mbërritur ndihma e shpejtë, burri ishte në “arrest kardiorespirator” dhe me temperaturë trupi 40 gradë. Një ditë më parë në Madrid, një 60 vjeçar punëtor në rrugë ndërroi jetë nga goditja e të nxehtit. Ministria e Shëndetësisë e Spanjës kumtoi se nga data 10 deri më 14 korrik, në përfundim, si pasojë e temperaturave jashtëzakonisht të larta, kanë humbur jetën 237 persona.
Në Portugali mbretëruan qetësia: dje, për herë të parë që nga 8 korriku, temperaturat nuk tejkaluan 40 gradë, kumtoi shërbimi meteorologjik kombëtar, pasi të enjten e mbërriti rekordin e korrikut prej 47 gradë. Sipas shërbimit të mbrojtjes civile të Portugalisë, vetëm një zjarr i madh, afër Çavesit në pjesën më veriore të vendit, konsiderohet aktiv dhe “praktikisht nën kontroll” në 90 për qind të perimetrit të tij.
Megjithatë, pothuajse i gjithë territori i Portugalisë është nën rrezikun “maksimal”, “shumë të lartë” ose “të lartë” nga zjarri, veçanërisht në rajonet qendrore dhe veriore.
Sipas të dhënave të më të reja të autoriteteve portugeze, në zjarret nga java e kaluar humbën jetën dy persona, ndërsa rreth 60 janë lënduar. Nga fillimi i valës së të nxehtit janë djegur mes 12.000 deri në 15.000 hektarë pyje.
