Vala e dytë e koronavirusit solli vdekshmëri më të madhe në Austri

TË FUNDIT

Vala e dytë e koronavirusit e ka rritur vdekshmërinë në mbarë Austrinë, pasi vetëm në periudhën prej 9 deri më 15 nëntor kanë vdekur 2.268 persona, tregojnë të dhënat e Entit për Statistikë të Austrisë.

Kjo është vdekshmëria e tretë më e lartë nga viti 2000.

Monitorimi evropian për vdekshmëri bëri të ditur se Austria ka shkallë mbi mesataren të vdekshmërisë për herë të parë nga fillimi i pandemisë.

Në pranverë numri i rasteve të vdekjeve ishte vetëm pak më i lartë nga mesatarja.

Prej 2.286 rasteve të vdekjeve midis 9 dhe 15 nëntorit, sipas Agjencisë për Ushqim dhe Siguri (AGES), 417 kanë qenë të infektuar me koronavirus.

Është e qartë se rritja e rasteve të vdekjeve në valën e dytë është jashtë   diapazonit normal, siç tregon statistika e qytetit të Vjenës.