Gjatë javës së parë të muajit prill do të fillojë vaksinimi anti-Covid në Maqedoninë e Veriut.
Këtë e ka premtuar sot, ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe.
“Gjatë kësaj periudhe në mënyrë intensive flasim për edhe me përfaqësuesit e vaksinave kineze dhe ruse dhe i presim paralajmërimet e tyre. Ende nuk i kemi datat e sakta, por kemi arsye të besojmë se ajo do të jetë gjatë javës së parë të prillit kur edhe do të fillonte vaksinimi masiv, sepse sistemi është i përgatitur në tërësi”, tha Filipçe, transmeton TV21.
Ka deklaruar se pret që nga e enjtja e ardhshme të funksionojë mekanizimi Kovaks, nëpërmjet të cilit do të arrijnë rreth 100 mijë vaksina. Premton që vaksinimi masiv do të fillojë javën e parë të muajit prill.
