Filipçe: Jam i vetëdijshëm, blerja e vaksinave nuk shkon me dinamikën e dëshiruar

TË FUNDIT

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe ka pranuar sot se blerja e vaksinave anti-Covid në Maqedoninë e Veriut nuk është duke u zhvilluar sipas dinamikës së dëshiruar.

“Jam i vetëdijshëm se blerja nuk po shkon me dinamikën e dëshiruar, por sigurimi i vaksinave në kuptimin më të thellë të fjalës është një luftë. Kërkesa shumë më herët e ka tejkaluar ofertën dhe paqartësia është shumë e madhe, jo vetëm te ne, por në të gjitha shtetet e botës”, tha Filipçe, transmeton TV21.

Ka deklaruar se pret që nga e ënjtja e ardhshme të funksionojë mekanizimi Kovaks, nëpërmjet të cilit do të arrijnë rreth 100 mijë vaksina. Premton që vaksinimi masiv do të fillojë javën e parë të muajit prill.