Vaksinat e para deri në fund të janarit! “Kërkesa e hotelierëve e logjikshme – ilaçi Invermektin për 2 javë”

TË FUNDIT

Përmes sistemit Kovaks, Maqedonia e Veriut do t’i marrë vaksinat e para kundër koronavirusit.


“Dje mbërriti një letër nga ana e mekanizmit Kovaks, se ka gjasa që vaksinat të mbërrijnë kah fundi i janarit ose në fillim të shkurtit”, tha Venko Filipçe – Ministër i Shëndetësisë.

Maqedonia e Veriut tashmë ka dorëzuar dokumentet e nevojshme me të cilat konfirmojnë se i plotëson kushtet për t’i ruajtur vaksinat në temperaturë -70 gradë, duke kërkuar që vendi ynë të jetë në grupin e parë e cila do ta marrë vaksinën Fajzer, pas çka vijon edhe Astra Zeneka.


“Janë 3 mekanizma nga 800 mijë doza për 400 mijë qytetarë. Domethënë gjithsej një milionë e dyqind mijë qytetarë, afër 60% e popullsisë, është parashikimi për imunitetin kolektiv”, u shpreh ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

833 mijë doza përmes mekanizmit Kovaks, 800 mijë doza përmes një marrëveshjeje të drejtpërdrejtë me kompaninë “Fajzer” dhe 800 mijë doza për të cilat tashmë Maqedonia ka aplikuar dhe ka marrë mbështetje nga Zyra e Delegacionit Evropian në vend.
Duke e komentuar gjendjen me koronavirus, Filipçe tha se është stabile dhe se vazhdon trendi i uljes së numrit.


“Është mjaft stabile. Edhe gjatë këtyre ditëve ka ulje të numrit të pacientëve të cilët kanë nevojë për hospitalizim dhe vazhdon trendi i uljes së numrit të pacientëve të shtruar në spital, jo vetëm në Shkup, por në të gjithë vendin. Besoj se do të vazhdon kështu dhe mendoj se shkeljet e masave nuk ishin të shpeshta”, potencoi Filipçe.

Ilaçi Ivermektin do të vonojë, përkatësisht te ne do të arrijë për dy javë edhe pse paraprakisht nga MALMED paralajmëruan se barnatoret do ta kenë menjëherë pas Krishtlindjes.


“Te tre grupet e qytetarëve, përkatësisht pacientëve, ka indikacione të ndryshme dhe mënyra e dozimit është e ndryshme, prandaj aplikimi duhet të jetë nën kontroll të mjekut. Unë besoj se në dy javët e ardhshme ilaçi do të jetë i qasshëm”, u shpreh Venko Filipçe – Ministër i Shëndetësisë.

Ministri tha se  pas 21 janarit mund të pritet lehtësim i masave. Është e logjikshme kërkesa dhe e njëjta do të shqyrtohet në një prej takimeve të ardhshme në Komisionin për sëmundje ngjitëse, tha sot ministri Filipçe.


“Ky shkurtim i orarit, masa e cila u soll muajin e kaluar, thamë se do të vlejë deri më 21 janar kur në fakt mbarojnë festimet, festat fetare dhe atëherë automatikisht do t’i kthehen orarit të vjetër deri në orën 21. Ne do ta shqyrtojmë kërkesën nëse orari mund të vazhdohet për edhe dy orë”, deklaroi Venko Filipçe – Ministër i Shëndetësisë.

Masat restriktive ndër të cilat edhe shkurtimi i orarit të punës të objekteve hotelierike deri në orën 18, kanë hyrë në fuqi më 18 dhjetor 2020. Qëllimi i tyre ishte të parandalohet përhapja e virusit Covid 19. Masat vlejnë deri më 21 janar 2021.