Departamenti i “Sinofarm” pranë Institutit për prodhime biologjike në Vuhan sot ka informuar opinionin se vaksina e tyre kundër Kovid-19 sipas analizave të para në fazën e tretë të hulumtimeve klinike është treguar efikas në 72.51 për qind të rasteve me koronavirus.
Mediat britanike njoftojnë se kjo kompani kineze veçmë e ka dorëzuar aplikacionin zyrtar deri te administrata kombëtare për ndihmë mjekësore për miratimin e përdorimit publik të vaksinës së saj, theksohet në kumtesën e “Sinofarmit” të publikuar në ueb faqen e tyre.
