Në Galerinë Nacionale “Mala Stanica”, në Shkup sonte do të hapet ekspozita “UTOPIA”, e grupit ndërkombëtarë BAUM.
Kuratore e ekspozitës është Ana Frangova e cila ka qenë edhe kuratore e pavijonit të Maqedonisë në Bienalen e Venedikut.
Në këtë ekspozitë me veprat e tyre do të prezantohen artistët: Maureen Bachaus nga Holanda, Nino Lomadze nga Gjeorgjia, Alessandro Fonte nga Italia, Shawnette Poe nga Polonia, Felipe Castelblanco nga SHBA, Jeton Muja nga Kosova dhe artistët nga Maqedonia
Gjorgje Jovanovik dhe Igor Sekovski. Ekspozita do të hapet në ora 20:00.
