Uta shënon histori, bëhet personi i parë nga Ballkani që ngjitet në 14 majat më të larta në botë

TË FUNDIT

Uta Ibrahimi e përmbylli ngjitjen e 14 majave më të larta në botë.

Ajo është bërë alpinistja e parë nga Kosova që ka ngjitur të gjitha 14 majat më të larta në botë, të njohura si “tetëmijëshat”.

Këtë sukses ajo e kulmoi sot  me ngjitjen në Kangchenjunga (8,586 metra), maja e tretë më e lartë në botë.

Ministri në detyrë i Ministrisë për Kulturë, Rini dhe Sport, Hajrulla Çeku tha se ”Me suksesin në majën Kanchenjunga, njërën ndër më të rrezikshmet në Himalaje, Uta bëhet personi i parë nga Ballkani dhe gruaja e parë shqiptare që ngjitet në të gjitha 14 majat më të larta në botë”.