Një UT më inovativ dhe më i afirmuar, Zejneli kërkon besimin e komunitetit universitar

TË FUNDIT

Prof. Dr. Jusuf Zejneli, kandidat për Rektor të Universitetit të Tetovës për mandatin 2026–2029, në përmbyllje të prezantimit të platformës së tij të punës ka kërkuar mbështetjen dhe besimin e stafit akademik dhe komunitetit universitar për realizimin e vizionit të tij për zhvillimin e universitetit.

Zejneli theksoi se programi i tij synon avancimin e Universitetit të Tetovës në një institucion më modern, më konkurrues dhe të orientuar drejt standardeve evropiane të arsimit të lartë. Ai vuri në pah nevojën për forcimin e cilësisë në mësimdhënie dhe kërkim shkencor, rritjen e inovacionit, si dhe zgjerimin e bashkëpunimit dhe afirmimit të universitetit në hapësirën akademike ndërkombëtare.

Duke kërkuar përkrahjen e komunitetit universitar, Zejneli u shpreh se përmes një angazhimi të përbashkët mund të ndërtohet një Universitet i Tetovës më i fuqishëm, më inovativ dhe më i afirmuar në nivel rajonal dhe evropian.