Ushtria ruse ka njoftuar se është krijuar një korridor “i hapur dhe i sigurt” për ukrainasit civilë, me qëllim që të largohen nga Kievi.
“Ne i bëjmë thirrje popullit të Kievit, të gjithë civilëve në qytet, që të largohen lirisht nga kryeqyteti i Ukrainës nga autostrada Kiev – Vasilkiv. Kjo rrugë është e hapur dhe e sigurt”, tha gjeneral majori rus, Igor Konashenkov, duke shtuar se objektiv i sulmeve të tyre është ushtria ukrainase./TV21
