Ministrja e Mbrojtjes Radmilla Sheqerinska sot prezantoi pajisjet e reja të alpinizmit që janë siguruar për ushtrinë e vendit. Sheqerinksa tha se guxim i tillë i ushtarëve të vendit meriton këto pajisje. Ajo tha se pas 25 vjetësh në ushtri, janë siguruar pajisje të reja alpinizmi ku përveç ushtrimeve, pajisjet dhe aftësitë e alpinistëve tanë ushtarakë do të përdoren gjithashtu për operacionet e shpëtimit civil.
“25 vjet na ndajnë nga furnizimi i fundit i pajisjeve alpiniste. Këtë herë kemi pajisur disa pjesëtarë të armatës dhe kemi marrë nga pajisjet e fundit edhe të pjesëtarëve të armatës që do ti përdorin gjatë ushtrimeve, por do të jenë në dispozicion edhe të pjesëtarëve që do të marrin pjesë në ndonjë aksion shpëtimi”, tha Radmilla Shekerinska – Ministre e Mbrojtjes.





