Ushtarët e Kosovës nxjerrin të gjallë edhe nën e djalit 2-vjeçar nën rrënojat, pas tërmetit në Turqi

TË FUNDIT

Forcat e Sigurisë së Kosovës kanë shpëtuar mbrëmjen e djeshme nga rrënojat e tërmetit në Turqi, një vajzë të vogël 2-vjeçe, si dhe më pas kanë mundur të nxjerrin të gjallë edhe nënën e saj.

Përmes një postimi në faqen zyrtare në facebook, FSK-të kanë postuar dhe momentin e shpëtimit të nënës.

Ajo shihet teksa nxirret nga rrënojat e mbuluar me batanije dhe transpoortohet me barrelë jashtë rrënojave.

“Nxirret e gjallë edhe nëna e fëmijës dy vjeçar nga ekipet e FSK-së

Pas shumë përpjekjeve nga ekipet e Kërkim-Shpëtimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, ato kanë arritur ta nxjerrin nga rrënojat edhe nënën e fëmijës dy vjeçar.

Operacionet e Kërkim-Shpëtimit do të vazhdojnë deri sa të nxirret edhe qytetari i fundit nga rrënojat, motivi i ushtarakëve nga Kosova është i lartë, profesionalizmi dhe disiplina po japin rezultate”, shkruan FSK.