Ushqimet që “luftojnë” sëmundjet

TË FUNDIT

Një dietë e mirë ushqimore mund të parandalojë shfaqjen e shumë sëmundjeve dhe nëse përdoret si duhet edhe mund ti luftojë ato.

Për të prekurit nga diabeti rekomandohen ushqime të pasura me fibra, krom e magnez.

Duhet klasifikuar spektri i ushqimeve që nuk duhen konsumuar si pijet me gaz, alkooli, ushqimet e modifikuara gjenetikisht, lëngjet e frutave gjithashtu. Edhe pse lëngjet e frutave janë të shëndetshme, kur flasim për persona të cilët janë diabetikë ato nuk duhen konsumuar. Ndërsa ushqimet që duhet të jenë pjesë e spektrit ushqimor për diabetikët kemi ushqimet e pasura me krom si qepa, brokoli, fasulet. Kryesisht fasulet me ngjyrë, fasulet e zeza.