Urgjentisht të punësohen mjekët e pa punë, Thaçi: Spitali i Leshkës të shndërrohet në qendër klinike për të infektuarit

TË FUNDIT

Partia Demokratike Shqiptare ka kërkuar që Spitali i mushkërive në fshatin Leshkë të shndërrohet si qendër klinike për trajtimin  e pacientëve të sëmurë me Covid 19. Sipas kreut të kësaj partie ky spital i plotëson të gjitha kushtet ndërsa më tutje Thaçi theksoi se është me rrezik të lartë që pacientët e infektuar të qëndrojnë në spitalin klinik të Tetovës.

“Doktori apo kirurgu nuk duhet të ketë lidhje me çështjen e koronavirusit me  pacientë  apo të dyshuar, si pacient i cili lëviz në klinikën kirurgjike, kjo është skandaloze, për këtë arsye  ne propozojmë sot që spitali i mushkërive që është në fshatin Leshkë të bëhet qendra klinike e infektologjisë  që ne mundësisht  sa më shumë ta mundësojmë aspektin e lëvizjes së virusit”, tha Menduh Thaçi – Kryetar i PDSH-së.

Thaçi tha se në mbledhjen e radhës të qeverisë do të propozojë që të gjithë mjekët që janë të papunë të punësohen me vendim të qeverisë dhe të marrin menjëherë vendime pune.

“Në mbledhjen e parë të qeverisë do të kërkojmë që qeveria ta anulojë vendimin për mos punësim  dhe t’i punësojë të gjithë mjekët dhe stomatologët që janë të papunë  ti punësoj me vendim pune”, tha Menduh Thaçi – Kryetar i PDSH-së.

PDSH  vlerëson se masat e deritanishme janë të pamjaftueshme, duke bërë apel tek qytetarët që të qëndrojnë të izoluar 24 orë.