Administrata e presidentit amerikan Xho Bajden të mërkurën vendosi suspendim të përkohshëm të shitjes së armëve për Arabinë Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe gjatë revizionit të shitjes së armëve në vlerë prej miliarda dollarë, e miratuar nga ish presidenti Donald Tramp.
Revizioni përfshin shitjen e raketave Riadit, si dhe aeroplanë luftarakë F-35 Abu Dabit, paraprakisht të lejuara nga Uashingtoni, si pjesë e “Marrëveshjes së Abraham”, sipas së cilës Emiratet vendosën marrëdhënie diplomatike me Izraelin, njoftoi Uollstrit xhurnall.
Siç është theksuar, nuk është e pazakonshme që administrata e re të bëjë revizion të shitjes së armëve të lejuara nga presidenti paraprak dhe se do të realizohen një pjesë e mirë e transaksioneve.
Por, në përputhje me premtimet parazgjedhore të Bajdenit, Uashingtoni dëshiron të sigurojë se arma amerikane më nuk do të përdoret në fushatën ushtarake të kryesuar nga Arabia Saudite në Jemen, ku në konfliktin me lëvizjen kryengritëse Husë, të mbështetur nga Irani, humbën jetën mijëra civilë dhe shkaktoi uri.
Në raport theksohet se Kongresi dhe industria amerikane me dedikim do të informohen për revizionin në ditët në vijim. Shtohet se nuk është e njohur se sa kohë do të zgjasë ky proces, e as theksohet vlera e saktë e shitjes së armëve nën revizion.
