Unioni i SHITM: Infermieret të mos lihen jashtë ekipeve shëndetësore, veçanërisht nga ato të cilët janë shpërblyer

TË FUNDIT

Unioni i Shoqatave të infermierive, teknikëve dhe mamive “Për ne” apelon që infermieret të mos lihen jashtë ekipeve shëndetësore, veçanërisht nga ato të cilët janë shpërbyer,  si në rastin  me fituesit e çmimit “13 Nëntori” që e ndan Qyteti i Shkupit për kryerjen e suksesshme të transplantimit të parë të zemrës në vendin tonë.

“Ne jemi krenarë  me të gjithë kolegët e ekipeve, të gjitha sukseset  janë edhe sukseset tona, por nuk mund ta heshtim  faktin se shpesh herë harohet  se në ekipet mjekësore  përkasin edhe infermieret. Megjithatë ne jemi edhe bartës të ekipeve shëndetësore,  mjeti më i rëndësishëm  në të gjithë sistemin shëndetësor. Për momentin kur ende  nuk kemi ligj  për profesionin dhe kemi vetëm një anëtar në Ligjin për mbrojtje shëndetësore  i cili na ka përshkruar si pjesë e ekipeve shëndetësore,  degraduese është madje  edhe ai të mos  respektohet”, theksojnë nga bordi ekzekutiv i Unionit.

Nga Bordi ekzekutiv i Unionit  e pyesim komisionin se kush e ka zgjedhur për çmim ekipin që e ka kryer transplantimin e parë në zemër  dhe se  ku janë infermieret në listë.

Në këtë vit të infermiereve,  të shpallur nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, siç citohet, është e turpshme të lutemi  që të na pranohet puna,  është e turpshme  të mos e kemi ligjin për profesion  dhe të jemi vetëm numër  për turne dhe rotacion.

“Krahas  epiteteve aq publike për punën tonë: ishulli i shpëtimit, heronj, promotorë të shëndetit, edukues shëndetësor…është e pahijshme ende të jemi në margjinat  dhe të keqpërdoret  durimi jonë. Jokolegiale dhe joprofesionale është  të shpërblehet ekipi mjekësor pa infermieret”, theksojnë nga bordi ekzekutiv i Unionit.