UNIDO: CIIE është bërë platforma e rëndësishme globale për nxitjen e tregtisë, investimeve dhe bashkëpunimit ndërkombëtar

TË FUNDIT

Gerd Mueller, sekretar i përgjithshëm i Organizatës së Zhvillimit Industrial të Kombeve të Bashkuara (UNIDO) tha të premten se Ekspozita Ndërkombëtare e Importit e Kinës (CIIE) është bërë një platformë e rëndësishme globale për nxitjen e tregtisë, investimeve dhe bashkëpunimit ndërkombëtar.

Ai i tha këto në videofjalimin gjatë ceremonisë së hapjes të edicionit të 5-të të CIIE-së. Sipas Mueller, që prej vitit 2018 kur u zhvillua edicioni i parë i kësaj ekspozite, UNIDO ka qenë partner i saj i rëndësishëm. CIIE-ja dhe UNIDO-ja kanë objektiva të përngjashme, të cilat synojnë nxitjen e partneritetit global dhe bashkëpunimit ndërkombëtar, garantimin e drejtësisë tregtare, duke këmbëngulur në zhvillimin ekonomik përmes novacionit dhe përhapjes së njohurive e teknologjive dhe në mënyrë të vazhdueshme e për mbrojtjen e mjedisit.

UNIDO dhe Kina do të vazhdojnë përpjekjet e përbashkëta për nxitjen e zhvillimit global në të mirë të të gjithë popujve.