I dërguari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirolav Lajçak, ka thënë se BE-ja e ka një plan se si të vazhdohet me procesin e dialogut.
Për këtë ai ka bërë të ditur se kanë biseduar në takimin e së shtunës me kryeministrin Albin Kurti, megjithatë ka shtuar se nuk mund të japë më shumë detaje.
“Gjithmonë kemi një plan, pra po kemi një plan. E kemi diskutuar me kryeministrin Kurti dhe do ta diskutojmë me presidentin Vuçiq. Nuk mund të hyjë në hollësi në këtë moment”, është shprehur Lajçak.
I pyetur për akuzat e këtij të fundit ndaj tij se po anon kah Serbia.
Lajçak është përgjigjur duke thënë se është në anën e Bashkimit Evropian dhe ka shtuar se në takime të tilla fokusohen në substancë.
“Unë jam në anën e BE-së dhe jemi të fokusuar në substancë në këto takime”, ka thënë Lajçak duke qeshur.
