Ulet numri i rasteve dhe viktimave nga Covid-19, rritje të të prekurve me Covid-19 te moshat 10-19 vjet

Must Read

A shkoi mbarë trajnimi për platformën online? Trajnuesi Ismaili: Nuk pritet fillim i suksesshëm i vitit shkollor

Mungesa e infrastrukturës IT, e kompjuterëve për mësuesit dhe koha e shkurtër janë disa nga sfidat kryesore...

Tetovë, infektohet një edukatore me Covid-19, izolohen fëmijët që kanë qenë nën përkujdesjen e saj

Një edukatore e çerdhes “Rinia” në Tetovë ka rezultuar pozitiv me Covid 19. E njëjta   tani është...

Hajko Mas është në karantinë, i infektuar me Covid-19 një person i sigurimit

Ministri gjerman i Punëve të Jashtme, Hajko Mas është në karantinë pasi një truprojë e tij ka...
- Advertisement -

Sipas raportit të ISHP në periudhën nga 20-26 korrik vërehet ulje e numrit të rasteve të reja me Covid-19 dhe ulje e numrit të viktimave, ndërsa ka rritje të personave të shëruar nga koronavirusi në krahasim me javën paraprake.

 “Në periudhën prej 20-26 korrik janë bërë 9563 teste, 1402 më shumë teste se sa në javën paraprake dhe janë regjistruar 956 raste pozitive të koronavirusit, që është 82 raste më pak se sa para kësaj jave.

- Advertisement -

Në këtë periudhë janë regjistruar 654 pacientë të shëruar të cilët kanë qenë të hospitalizuar ose në mjekim shtëpiak. Kjo nënkupton se në krahasim me javën e kaluar, janë shëruar 109 më shumë pacientë. Gjatë periudhës së njëjtë janë regjistruar 32 viktima që është 12 raste më pak se javën paraprake”, thuhet në raportin javor.

Shqetësues është fakti që te mosha prej 10-19 vjet ka rritje të të prekurve me Covid-19. Nëse në javën e parë të korrikut ka pasur 38 të rinj të infektuar, në javën e fundit ka 45.

- Advertisement -

 “TV21 ka bërë një analizë apo komparacion për katër javët e muajit korrik, sa i përket infektimit me Covid-19 te grup mosha të ndryshme.

Të dhënat e Institutit për shëndet publik flasin se te moshat mbi 60 vjeç dhe 30 deri 39 vjet ka rënë numri i të infektuarve në mënyrë lineare.

- Advertisement -

Ndërkaq te personat e moshës prej 40 deri 59 ka rritje të të infektuarve.

Shqetësues është fakti që rritje të të prekurve me Covid-19 ka te mosha prej 10-19 vjet. Nëse në javën e parë të korrikut ka pasur 35 të rinj të infektuar, në javën e fundit ka 45”, Almedina Ismajli, gazetare.

Epidemiologu Zharko Karaxhovski thotë se në përgjithësi numri i të infektuarve po rritet vazhdimisht, sidmos për shkak të mosrespektimit të masave anti-covid.

 “Kemi rritje të numrit të të infektuarve në vend dhe ky është fakt i pamohueshëm. Kemi edhe rritje të të vdekurve, por gjendja nuk është alarmante”, theksoi Zharko Karaxhovski, epidemiolog.

Më së shumti raste të të prekurve nga korona ka në kryeqytet, ku ka një ulje të vogël në krahasim me javën e kaluar. E njëjta vlen edhe për Shtipin. Sa i përket 17 qyteteve të tjera për periudhën e njëjtë numri i rasteve të reja është nën 20. Numri më i madh i rasteve të reja janë persona të moshës mbi 60 vjeç.

- Advertisement -

A shkoi mbarë trajnimi për platformën online? Trajnuesi Ismaili: Nuk pritet fillim i suksesshëm i vitit shkollor

Mungesa e infrastrukturës IT, e kompjuterëve për mësuesit dhe koha e shkurtër janë disa nga sfidat kryesore se pse fillim viti shkollor...

Tetovë, infektohet një edukatore me Covid-19, izolohen fëmijët që kanë qenë nën përkujdesjen e saj

Një edukatore e çerdhes “Rinia” në Tetovë ka rezultuar pozitiv me Covid 19. E njëjta   tani është në gjendje të mirë shëndetësore,...

Hajko Mas është në karantinë, i infektuar me Covid-19 një person i sigurimit

Ministri gjerman i Punëve të Jashtme, Hajko Mas është në karantinë pasi një truprojë e tij ka qenë pozitiv në koronavirusin e...

Mbi 80 dyqane në QTQ janë të mbyllura, jepen me qira pa pagesë! Nuk mund t’i paguajnë as faturat

https://youtu.be/J0R4RWmTr_U Dyqanet jepen me qira ose shiten. Këto shpallje mund të shihen në shumë dyqane të Qendrës...

Bytyqi u apeloi kolegëve të tij funksionarë: Të marrin fund diskutimet për dygjuhësinë në kompanitë private

https://youtu.be/9OEaJSaTFQ0 Zv/kryeministri për çështje ekonomike, Fatmir Bytyqi apeloi që të marrin fund diskutimet për vendosjen e dygjuhësisë...
- Advertisement -

More Articles Like This

- Advertisement -