Ulet numri i kompanive të cilët kanë marrë ndihmë nga shteti dhe nuk kanë paguar pagat – tha Llukarevska

TË FUNDIT

Raportimi publik i kompanive dha fryte, sepse kemi ulje drastike të numrit të kompanive që nuk kanë paguar pagë për të punësuarit e tyre, theksoi sot drejtoresha e Drejtorisë së Ardhurave Publike, Sanja Llukarevska.

Ajo theksoi se kanë mbetur 258 punëdhënës të cilët kanë marrë mbështetje financiare, ndërsa nuk kanë paguar paga siç është rregulluar me dekrete dhe ligje, gjegjësisht kjo ka të bëjë për prillin, majin dhe qershorin, gjegjësisht tetorin, nëntorin dhe dhjetorin.

“Dyqind e njëzetë e gjashtë nga këto 258 punëdhënës nuk kanë paguar paga për një muaj, 26 nuk kanë paguar paga për dy muaj dhe gjashtë kompani nuk kanë paguar paga për tre muaj. Te ata të cilët kanë bërë keqpërdorim në pagën e dhjetorit, domethënë i zbatuam të gjitha veprimet për pagesë të dhunshme që na ishin targetuar nga ana e Ligjit për Procedurë Tatimore”, tha Llukarevska duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve pas konferencës për media në Qeveri.

Shtoi se do të vazhdojnë kontrollet e koordinuara të Inspektoratit Shtetëror të Punës dhe do të dorëzojnë edhe vërejtje adekuate, gjegjësisht fakte, dëshmi të reja te PTHP për veprim të mëtutjeshëm.