Ulet “ekonomia gri”, prioritet strategjik i Qeverisë

TË FUNDIT

Të matet diçka që është e vështirë të matet dhe është jashtë kontrollit të syrit të shtetit, është sfida e Qeverisë për ta ulur ekonominë gri. Në 2020 pjesa e ekonomisë gri në BPV ishte 23,2% për dallim nga viti 2006 kur ishte 31,6%. Motivet e ekonomisë gri më shpesh janë veprimet kriminele, përfitimi dhe shmangja e pagesës së tatimit. Arsyet më të shpeshta janë produktiviteti i ulët, arsimi jocilësor, kapital i ulët fizik dhe politikat e shtetit, siç është selektiviteti, administrata joefikase publike, rregullorja tepër restriktive. Ana pozitive e ekonomisë gri është se ka më pak krim dhe qytetarë të varfër.

“Ekonomia gri bëhet prioritet strategjik i Qeverisë së Maqedonisë. Janë definuar dy dokumente, ka edhe dokumente të tjera për ekonominë gri, këto janë Strategjia për formalizmin e ekonomisë joformale dhe Plani aksionar për uljen e ekonomisë joformale.

-Ulja më e madhe e ekonomisë gri është pas tranzicionit nga tatimi progresiv në tatim të sheshtë, pas krizës financiare 2008-2009 dhe pas sjellje së Ligjit për rrogë minimale”, deklaroi BOJAN SËRBINOVSKI

MARKETING I PAGUAR POLITIK