Ulen rastet aktive në Çair, rriten në Aerodrom, a po shndrrohet Kavdari vatër e re e korona virusit?

Must Read

Protesta të reja në Bjellorusi, Tihanovskaja do të inaugurohet në mënyrë simbolike si presidente

 Protesta të reja priten sot përgjatë Bjellorusisë, ku aktivistët iu bëjnë thirrje banorëve që të dalin në...

Zvicra në referendum voton për lëvizjen e lirë me BE-në

Zvicra sot voton në referendum nëse do ta shkëpusë marrëveshjen e BE-së për lëvizjen e lirë të...

Osmani në Bruksel në takime me Borellin, Varhejin dhe përfaqësues tjerë të lartë të institucioneve të Bashkimit Evropian

"Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, nga dita e nesërme do të realizojë vizitë pune dy...
- Advertisement -

Nëse para një muaji Komuna e Çairit mbante rekordin për rastet e reja të të infektuarve dhe rasteve aktive, në këtë komunë numrat kanë filluar të biejn. Kështu tregon analiza e TV21, në të cilën vërehet se më 30 qershor kishim 435 raste aktive, tani për 4 javë kemi rënie të rasteve aktive në 271 raste.

Në ndërkohë që komunë tjetër që po shënon rritje të rasteve aktive gjatë javës së fundit është Komuna e Aerodromit e cila për momentin ka 212 raste aktive, ndërsa trendi i rritjes se rasteve aktive ka filluar nga mesi i muajit korrik.

- Advertisement -

Edhe në Komunën e Kisella Vodës ka një rritje të numrit të rasteve aktive gjatë javës që lam pas.

E komunë tjetër që është specifike në këto momente është Komuna e Kavadarit. Në këtë komunë numri më i madh i të infektuarve janë të moshës së re nga mosha 18 deri 40 vjeçare. Kjo komunë sot ka mbajtur seancë të Shtabit të krizës në të cilën është vendosur për disa masa preventive që do të fillojnë të praktikohen që sonte.

- Advertisement -

“Komuna e Kavadarit ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për dezinfektimin e hapësirave të mbyllura dhe të hapura të objekteve publike dhe private si dhe në pjesën e objekteve hotelierike. Me këtë do të mundësojmë që të jenë të sigurta vendet ku lëvizin njerëzit dhe më së shumti të rinjtë. Duhet të veprojmë në vendet ku të rinjtë mblidhen dhe zbaviten. Duhet t’i parandalojmë të rinjtë që të grupohen në grupe të mëdha dhe në vende të caktuara. Do ta ndjekim me vëmendje situatën dhe mendoj se duhet të merren masa restriktive”, deklaroi Mitko Jançev, kryetar i Komunës së Kavadarit.

Jançev tha se qytetarët e Kavadarit janë liruar më shumë se ç’duhet, kafenetë dhe klubet e natës janë të mbushura dhe nuk i respektojnë protokollet për mbrojtje nga koronavirusi. Kjo komunë ka formuar ekip për të ndjekur rrjetet sociale ku të rinjtë postojnë foto të ndejeve dhe do të veprojnë me ligj.

- Advertisement -

Ndërkohë brenda 24 orëve, 6 pacientë të infektuar me Covid-19 kanë humbur jetën. Sot janë regjistruar 128 raste të reja. Më së shumti ka në Shkup 52, shqetësuese është situata në Shtip me 29 të prekur vetëm sot, ndërsa më tej vijojnë:

Rastet e reja me Covid-19
Shkup 52 raste
Shtip 29
Gostivar 13
Kavadar 10
Kumanovë dhe Tetovë nga 6
Manastir, Prilep dhe Vinicë nga 2
Sveti Nikollë dhe Probishtip nga 1 rast

Numri i përgjithshëm i të infektuarve në vend ka arritur 10,213 ndërsa të shëruar janë regjistruar 5564 pacientë. Betejën me koronavirusi e kanë humbur 466 pacientë. Numri i rasteve aktive arrin në 4183.

- Advertisement -

Protesta të reja në Bjellorusi, Tihanovskaja do të inaugurohet në mënyrë simbolike si presidente

 Protesta të reja priten sot përgjatë Bjellorusisë, ku aktivistët iu bëjnë thirrje banorëve që të dalin në rrugë, pas inaugurimit të Aleksandër...

Zvicra në referendum voton për lëvizjen e lirë me BE-në

Zvicra sot voton në referendum nëse do ta shkëpusë marrëveshjen e BE-së për lëvizjen e lirë të njerëzve. Ithtarët...

Osmani në Bruksel në takime me Borellin, Varhejin dhe përfaqësues tjerë të lartë të institucioneve të Bashkimit Evropian

"Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, nga dita e nesërme do të realizojë vizitë pune dy ditore në Bruksel, ku do...

Tërmet në Greqi, ndjehet edhe në pjesët juglindore të vendit

 Rrjeti sizmologjik telemetrik me pikë në Shkup, Vallandovë, Ohër, Shtip dhe Pehçevë, i mbajtur nga Observatori sizmologjik në kuadër të Fakultetit matematiko-natyror...

​Dybala dhe Morata të gatshëm për ballafaqimin me Romën

Alvaro Morata dhe Paulo Dybala janë ftuar nga trajneri Andrea Pirlo për ballafaqimin e nesër ndaj Romës në xhiron e dytë të...
- Advertisement -

More Articles Like This

- Advertisement -