Ukrainasja që jeton në Shkup: Tanket ruse po shkelin njerëzit e gjallë!

TË FUNDIT

Disa shtetas të Ukrainës që jetojnë në Maqedoninë e Veriut sot kanë protestuar në qendrën e Shkupit kundër agresionit rus në Ukrainë, përcjell TV21. Njëra prej protestuesve theksoi se mediumet ruse nuk raportojnë gjendjen reale, ajo për TV21 thotë se në Kiev banorët po strehohen në metro ndërkaq thekson se tanket ruse kanë shkelur vetura dhe njerëz të gjallë.

“Raketat nuk bien vetëm në objekte ushtarake, tani shohim se në Kiev janë rrënuar ndërtesa, njerëzit ikin, frikësohen për fëmijët e tyre. Tanket po shkelin veturat dhe njerëzit e gjallë, kjo është shkelje e të gjitha të drejtave njerëzore, kjo është dhunë”, tha protestuesja ukrainase që jeton në Shkup.