Ukrainasi gjen ushtarët rusë me anë të kufjeve AirPods

TË FUNDIT

Gjëja e parë që bëri ishte të ndizte modalitetin ‘Find My App’ i cili i lejon përdoruesit të gjurmojnë sendin e tyre të humbur.

Pas kësaj, ai zbuloi se kufjet e tij kishin kaluar kufirin dhe gjendeshin në rajonin rus të Belgorodit.

Ai e postoi menjëherë në Instagram këtë lajm.

 “Rreth 60% të apartamenteve në kompleksin tonë ishin bastisur dhe unë u kutjova për kufjet e mia dhe desha menjëherë të shihja nëse ishin ende në shtëpi apo jo. U habita kur pashë se ato ishin larguar kaq shpejt nga Ukraina dhe gjendeshin diku në Rusi,” – i tha ai Euronews Next.

Më herët gjatë këtij muaji, Ministria e Mbrojtjes Ukrainase deklaroi se trupat ruse kishin bastisur disa shtëpi ukrainase dhe i kishin shitur sendet e vjedhura në Bjellorusi.

Nderkohë, The Times raportoi se disa pamje nga kamerat e sigurisë CCTV tregonin se disa ushtarë kishin dërguar sende të vjedhura si skuterat elektronike dhe laptopët tek familjarët e tyre në Rusi.

Pamje nga shtepia e bastisur e Vitaliy Sementes / Euronews Next

Sements është pronari i një kompanie logjistike në Ukrainë dhe ai tha se kishte lajmëruar autoritetet ukrainase rreth vendodhjes së kufjeve të tij të cilat ishin aktivizuar për herë të fundit më 9 prill.

Të tjera sende të tij me vlerë si një dron, një Nintendo Switch dhe disa palë këpucë ishin marrë gjithashtu.

“Është një ndjesi që nuk e kisha provuar kurrë më parë. Sikur dikush të futet brenda në shpirt,” – tha Sements rreth dyshimeve se ushtarë rusë mund t’i kenë hyrë në shtëpi e ti kenë marrë sendet e tij personale.