Ukraina u ofron ushtarëve rusë para dhe amnisti, në këmbim të dorëzimit

TË FUNDIT

Ministri ukrainas i Mbrojtjes, Oleksii Reznikov u ofron ushtarëve rusë amnisti dhe 5 milionë rubla (rreth 41,000 euro me kursin aktual të këmbimit) nëse ata vullnetarisht dorëzojnë armët.

“Jeni sjellë në vendin tonë për të vrarë e për të vdekur. Mos ndiqni urdhrat kriminale të Kremlinit”, shkroi sonte ai në twitter.

“Nuk do të ketë mëshirë për ata që vazhdojnë të sillen si pushtues”, shtoi Reznikov./21Media