Ukraina thotë se që nga fillimi i luftës janë vrarë 28.850 ushtarë rusë

TË FUNDIT

Shtatmadhoria e Ukrainës ka njoftuar se që nga fillimi i luftës janë vrarë rreth 28.850 ushtarë rusë.

Shtatmadhoria ukrainase ka informuar mbi humbjet e armatës ruse në periudhën nga 24 shkurti deri më 21 maj. Theksohet se deri tani janë vrarë 28.850 ushtarë rusë ku 150 vetëm në 24 orët e fundit.

Janë shkatërruar 204 avionë rusë, 169 helikopterë, 1.278 tanke, 3.116 automjete të blinduara, 596 topa, 201 raketahedhës dhe 93 sisteme për mbrojtje kundërajrore.

Nga ana tjetër, zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes së Rusisë, Igor Konashenkov tha dje se deri më tani janë shkatërruar 172 aeroplanë të ushtrisë ukrainase, 125 helikopterë, 952 dronë, 314 sisteme për mbrojtje kundërajrore, 3.168 tanke dhe automjete të blinduara dhe 1.571 mortaja.