Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës njofton se deri më tani mbi 12 mijë ushtarë rusë e kanë humbur jetën.
Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës ka ndarë të dhënat lidhur me humbjet e ushtrisë ruse gjatë periudhës 24 shkurt – 7 mars.
Sipas kësaj, thuhet se janë vrarë mbi 12 mijë pjesëtarë të ushtrisë ruse e cila sulmon Ukrainën, ndërsa janë shkatërruar 48 avionë, 80 helikopterë, 303 tanke, 1.036 automjete të blinduara, 56 sisteme raketahedhëse dhe 27 sisteme të mbrojtjes ajrore të Rusisë.
Po ashtu forcat ruse kanë humbur 474 automjete, 3 skafe të lehta, 60 automjete karburanti dhe 7 dronë./Anadolu
