Ukraina thotë se është liruar kryetari i rrëmbyer i Melitopolit

TË FUNDIT

Kryebashkiaku i Melitopolit, Ivan Fedorov, i cili thuhet se u rrëmbye nga forcat ruse pesë ditë më parë, u lirua, sipas këshilltarëve të presidentit ukrainas.

Presidenti Volodymyr Zelensky akuzoi Rusinë se po kalonte në një “fazë të re terrori” pasi Ukraina shfaqi pamjet se kryetari i bashkisë, Ivan Fedorov, po largohej me sy të lidhur.

Melitopol ishte një nga qytetet e para që ra në duart e forcave ruse dhe u vendos një kryetar i ri bashkie. Qeveria e Ukrainës akuzoi gjithashtu Rusinë për rrëmbimin e kryetarit të qytetit të Dniprorudne, shkruan BBC./21Media