Ukraina shkatërron dy anije ruse

TË FUNDIT

Dy anije patrullimi ruse Raptor u shkatërruan pranë ishullit Snake nga një dron ukrainas Bayraktar të hënën në mëngjes me orën lokale, njoftoi Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës, duke cituar kreun e Forcave të Armatosura.

Videoja e dronit që synonte një nga anijet patrulluese ruse pranë ishullit në Detin e Zi u publikua në postimin e Ministrisë së Mbrojtjes, raporton CNN.

Bayraktar TB-2 është një dron i armatosur i projektuar nga Turqia, i cili është përdorur shumë nga Forcat e Armatosura të Ukrainës kundër objektivave ruse.

Moska ende nuk ka konfirmuar apo reaguar ndaj pretendimit të Ukrainës