Presidenti i SHBA, Joe Biden dhe liderët e NATO-s kanë rënë dakord unanimisht për të dërguar një paketë të re të konsiderueshme ndihme në Ukrainë. Lajmi është njoftuar nga drejtoresha e lartë e Këshillit të Sigurisë Kombëtare për Evropën, Amanda Sloat.
Aleanca do të mbajë gjithashtu takimin inaugurues të Këshillit NATO-Ukrainë, përpara se Biden të takohet me Zelensky, me”mbështetje të afërt dhe afatgjatë për Ukrainën në axhendë.
Biden do të mbajë një fjalim mbi politikën e jashtme, duke reflektuar mbi forcën dhe fuqinë e aleancës së NATO-s.
