Shërbimet shtetërore të trafikut ajror të Ukrainës kanë mbyllur hapësirën ajrore të vendit pasi vendi është nën sulm.
Pezullohen të gjitha fluturimet “për shkak të rrezikut të lartë të sigurisë së aviacionit për aviacionin civil”.
“Ofrimi i shërbimeve të trafikut ajror për përdoruesit civilë të hapësirës ajrore të Ukrainës është pezulluar”, u tha në njoftim.
Me këtë vendim janë anuluar të gjitha fluturimet drejt dhe nga Ukraina për të paktën 14 ditët e ardhshme./TV21
