Ukraina fiton “Eurovizion 2022”

TË FUNDIT

Vendi i shkatërruar nga lufta ka fituar festivalin “Eurovizion 2022” me 631 vota, nga të cilat plot 440 i kanë marrë me televotë nga telespektatorët europianë. Gjatë garës këngëtarët ukrainas kanë bërë vazhdimisht apel për të ndihmuar vendin e tyre. Edhe presidenti Zelenski kishte kërkuar të votohej për ta.

Grupi Kalush Orchestra me këngën “Stefania” arritën të fitonin me votat e publikut, duke lënë në vend të dytë Britaninë e Madhe. Ku gara mes dy vendeve ishte e fortë pasi Britania doli e para me votat e jurisë së 40 shteteve pjesëmarrëse.

Në vend të tretë u rendit Spanja, e ndjekur nga Suedia, Serbia dhe Italia.

Në vend të fundit u rendit Gjermania, e cila mori vetëm gjashtë vota nga publiku dhe zero nga juria. Kjo e fundit vlerësoi me zero pikë edhe Zvicrën.

MARKETING I PAGUAR POLITIK