Uji në Shkup është i pijshëm dhe përputhet me rregulloren për siguri dhe cilësi

TË FUNDIT

Uji në Qytetin e Shkupit është i pijshëm dhe i sigurt, tregojnë analizat më të reja të bëra nga ana e Sektorit për kontroll sanitar në “Ujësjellësi dhe kanalizimi”.

Prej atje informojnë se në periudhën nga 7 deri më 11 shtator janë testuar 150 mostra për fizikë-kimi dhe 150 mostra për analizë mikrobiologjike të ujit prej 42 vende matëse në Shkup.

“Në pajtim me rezultatet nga analizat, të gjitha mostrat përputhen me Rregulloren për kërkesat për siguri dhe cilësi të ujit të pijshëm”, informon “Ujësjellësi dhe kanalizimi”. fb/