20 ditë fushatë parazgjedhore e shpesh në fjalimet e kryetarëve të partive si dhe kandidatëve për kryetar të komunave dëgjuam për ndërtimin e kanalizimeve, rrjet ujësjellësit e të rrugëve. Kjo dëshmon se komunat në vend ende nuk kanë infrastrukturë elementare. Zoran Zaev kryetar i LSDM-së, në një tubim me qytetarët tha:
“Të ndërtojmë projekte që janë për qytetarët, bulevarde moderne, rrugë, kanalizime të kemi në çdo vend banim”, premtoi Zaev.
Kryetarja aktuale dhe kandidatja për komunës së Tetovës, Teuta Arifi, qytetarëve tha se agjenda e blertë është plani i ardhshëm.
“Agjenda e blertë është plani ynë i ardhshëm për qytetin e Tetovës që nënkupton projektin e madh të gazifikimit projektin e madh të kanalizimeve”, premtoi Arifi.
Kandidati për komunën e Dibrës premtoi ndërtimin e rrugës më të dëmtuar në këtë komunë.
“Një që u premtojmë qytetarëve tanë është një nga rrugët më të dëmtuara në komunën tonë, në qytetin tonë, rikonstruksionin e tërësishëm nënkupton që nga nëntoka të rrugës nga posta e vjetër deri tek hamami i vjetër në Velingden dhe deri në Varshosh”, premtoi Bekim Pocesta, kandidat i ASh-AAA-së.
Edhe kandidati për komunën e Dellçevës u tha banorëve të kësaj komune se do tua rregullojë gypat e ujësjellësit.
“Dhe jo vetëm kjo do të ri konstruktojmë gypa të ujësjellësit për ujë pije për qytetin e Dellçevës si dhe për gypat e ujit kryesor për fshatin, Virçe, Grad Stamer”, premtoi Nikolço Stojmenovski, kandidat i VMRO-DPMNE-së.
Në këtë fushatë zgjedhore nga kandidatë më së shumti premtime janë dëgjuar për asfaltim të rrugëve, rregullimi ujësjellësit, kanalizimi.
