UEJL me laborator të Forenzikës! Bexheti: Laboratori i dytë në Maqedoni për kriminalistikë

TË FUNDIT

Është hapur zyrtarisht laboratori i forenzikës në Universitetin e Evropës Juglindore i cili do të jetë në shërbim të studentëve të kriminalistikës pranë Fakultetit Juridik. Ky laborator sipas rektorit të Universitetit të Evropës Juglindore, Abdylmenaf Bexheti, ka për qëllim që studentëve të u ofrojë dije praktike me qëllim aftësimin e tyre praktik në kriminalistikë.

 “Mendoj se studentët do të kenë rast shumë të mirë të gërshetojnë dijet e tyre teorike me ato praktike  dhe të ecin më tej në aftësimin e tyre konkret dijet që ato do ti marrin nga ekspertët e fushës të cilët ato  vijnë jo vetëm nga fusha akademike, por edhe profesionale siç e patë aty kemi edhe dy ekspert të cilët studentëve do u tregojë sipas një programi të gjitha ato aktivitete që duhet t’i ndërmarrin”, tha Abdylmenaf Bexheti – Rektor i UEJL-së.

Profesori i Kriminalistikës Muzam Halili i angazhuar në universitet për të realizuar pjesën praktike të Kriminalistikës, nënvizoi se në profesionin e kriminalistikës çdo njohuri teorike është e mangët pa pjesën praktike.

 “Nga vetë fakti se një teori është e mangët nëse nuk e ka pjesën praktike  aq më shumë kur behët fjalë për drejtimin e kriminalistikës pse jo edhe të studentëve të cilët mbarojnë juridikun  është një rëndësie shume veçantë për fetë faktin se këtu  vijë demonstrimi i njohurive teorike në atë praktik dhe të gjitha ata student që  do diplomojnë të gjithë njohurit teorike do i praktikojnë dhe kjo është shumë me rëndësi sidomos ata që nesh që do punojnë në organet që do luftojnë krimin në përgjithësi”, u shpreh Muazam Halili – profesor universitar.

Ky është laboratori i dytë kriminalistik në nivel të Universiteteve në mbarë vendin dhe i njëjti është financuar nga vet Universiteti i Evropës Juglindore.