Pasi UEFA hapi procedurë ndaj FSHF-së dhe Federatës Serbe të Futbollit, kësaj radhe ka dënuar Federatën e Futbollit të Kroacisë për ngjarjet që kanë ndodhur në ndeshjen me Spanjën.
Sipas njoftimit të federatës kroate, UEFA i ka ndarë gjobë prej 63 mijë e 875 euro për hedhje të gotave të plastikës nga tifozët dhe 24 mijë euro për ndezjen e fishekzjarrëve.
