Gjatë ditëve të fundi të Kampionati Evropian po përballet me një rrezik në lidhje me organizimin normal të ndeshjeve, siç është planifikuar në fillim. Shumë zëra vazhdojnë të thonë se stadiumet e gjysmëfinaleve dhe finales mund të ndryshohen.
Pak javë më parë UEFA u shpreh se nuk do ketë ndryshim planesh dhe vazhdimi i këtyre fjalëve e bën qeverinë e futbollit kontinental të dalë sërish me një tjetër deklaratë. UEFA përsërit se ndeshjet do zhvillohen ku janë planifikuar, përfshirë edhe finalen e “Wembley”.
“Të gjitha ndeshjet e mbetura të Euro 2020 do të zhvillohen siç është planifikuar. Masat lehtësuese të miratuara në secilin prej vendeve ku do luhen ndeshjet janë plotësisht në përputhje me rregulloret e vendosura nga autoritetet lokale shëndetësore kompetente.
Vendimet finale për numrin e spektatorëve në stadiume në këto ndeshje dhe kushtet e lejimit të tyre në impiante janë përgjegjësi e autoriteteve lokale dhe UEFA ndjek me përpikmëri të gjitha këto vendime”, shkruhet në deklaratë.
