Uashington post: Më shumë se 130 pjesëtarë të Shërbimit sekret në SHBA janë infektuar me Kovid-19

TË FUNDIT

Më shumë se 130 pjesëtarë të Shërbimit sekret në SHBA janë në karantinë për shkak të testeve pozitive në koronavirus ose kontakt me ndonjë bashkëpunëtor, që ka qenë pozitiv në testin, njofton Uashington post.

Persona zyrtarë për Uashington post deklaruan se besojnë se rastet të paktën pjesërisht dalin nga tubimi parazgjedhor i presidentit Tramp para ditës së zgjedhjeve.

Numri i oficerëve të detyruar të mungojnë nga detyra – rreth 10 për qind nga ekipi i tij themelor për siguri – mund ta godasë shërbimin sekret.

“Të mos jenë në punë mbi 100 oficerë është shumë problematike. Kjo nuk është mirë për Shtëpinë e Bardhë”, deklaroi një pjesëtar i lartë i Shërbimit sekret për Uashington post.

Në Shtëpinë e Bardhë pozitivë në Kovid-19 rezultuan shefi i Kabinetit, Mark Medoues, sekretari i HUD, Ben Karson dhe këshilltari për fushatë, Kori Levandovski. Shumë zyrtarë tjerë dhe të pranishëm në natën zgjedhore po ashtu janë pozitivë.