Pandemia e ka ndryshuar mënyrën e jetës, ndërsa veçanërisht ndikon në udhëtime, kështu që tashmë janë duke u zhvilluar aplikacione për ta kontrolluar kovid statusin e udhëtarëve në trafikun ndërkombëtar, me të ashtuquajtura pasaporta kovid.
Këto janë aplikacione për telefona celulare në të cilat udhëtarët në trafikun ndërkombëtar do t’i dërgojnë rezultatet e tyre të konfirmuara të testeve Kovid-19 ose prova se janë vaksinuar, publikoi gazeta ditore amerikane Uashington post.
Tani për tani ekzistojnë dy aplikacione të tilla, njëra prej të cilave tashmë është në përdorim në SHBA, ndërsa tjetra është në fazën e fundit të zhvillimit.
Pasaporta “Kovid”, krijuar nga organizata jofitimprurëse “Komons projekt”, quhet KomonPash dhe përdoret në fluturimet e Junajted dhe Katej Pacifik për në Nju-Jork, Londër, Singapor dhe Hong-Kong.
Aplikacioni i dytë është ende duke u zhvilluar nga Shoqata e kompanive ajrore ndërkombëtare (IATA) dhe quhet IATA-Travel Passport. Aplikacioni i dytë pritet të hyjë në përdorim që në fillim të vitit 2021 dhe do të jetë në dispozicion për përdoruesit e Android dhe ata që përdorin pajisje Epël.
