Këshilli Programor i Radiotelevizioni i Maqedonisë njofton se, pas përfundimit të procedurës ligjore, për drejtor të RTVM-së është zgjedhur Zoran Ristoski.
Sipas njoftimit, në garë u shqyrtuan gjashtë kandidatura. Përzgjedhja u bë mbi bazën e cilësisë së programeve të punës, përmes votimit anonim, ku identiteti i kandidatëve nuk ishte i njohur gjatë vlerësimit.
Pas përzgjedhjes së programit më të vlerësuar, u verifikuan të dhënat e kandidatit dhe përmbushja e kushteve ligjore.
Këshilli thekson se procesi ishte transparent dhe në përputhje me ligjin, me qëllim zgjedhjen kredibile të drejtuesit të shërbimit publik.
Nga drejtori i ri pritet punë profesionale për përmirësimin e përmbajtjes programore dhe kushteve për punonjësit.
