Ligji i ri për Prokurorinë Publike, që është pjesë e agjendës reformuese, e kaloi filtrin e parë parlamentar. Ministri i Drejtësisë Igor Fillkov, duke e arsyetuar ligjin para deputetëve, tha se me të rregullohet në mënyrë më efikase organizimi dhe kompetencat e sistemit të prokurorisë publike të vendit, i cili është i harmonizuar me standardet evropiane. Njëkohësisht ai theksoi se ndryshohet mënyra e zgjedhjes së kryeprokurorit dhe vendosen rregulla më të qarta për zgjedhjen dhe vlerësimin e prokurorëve.
“Me ligjin e ri vendosim një sistem të qartë meritash për zgjedhjen, avancimin dhe vlerësimin e prokurorëve. I forcojmë garancitë për pavarësinë e tyre dhe i kufizojmë saktë kushtet nën të cilat mund të jepen udhëzime të detyrueshme me shkrim. Me ligjin vendosen një sërë zgjidhjesh me të cilat përmirësohet funksionimi i Prokurorisë”, tha Igor Filkov.
Nga opozita dolën me kritika. Thonë se ky ligj është më së paku reformues, sidomos për shkak se i jepet një hierarki e fortë kryeprokurorit dhe në atë mënyrë rrënohet pavarësia e shërbimit të prokurorisë publike.
“Një sistem i tillë detyrues, në të cilin i gjithë përqendrimi i pushtetit vendoset në duart e kryeprokurorit, i vendos në një gjendje të nënshtruar të gjithë prokurorët publikë dhe ata prokurorë publikë që janë në krye të prokurorive. Për fat të keq ne do të kemi një Prokurori Publike në të cilën ata që janë edhe pak më të guximshëm si prokurorë shumë lehtë mund të disiplinohen dhe t’i sjellim në situatë që të mos marrin vendim, veçanërisht kur kjo nuk do t’i pëlqejë pushtetit”, tha Sonja Mirakovska
Deputetët e shumicës, ndërkaq, me qëndrimin se ky ligj është një bazë e mirë për vendosjen e një sistemi i cili më në fund duhet të fillojë të funksionojë.
“Duhet më në fund të fillojnë prokurorët publikë të përgjigjen për punën e tyre, sepse prokurorët publikë në ligjet e mëparshme nuk përgjigjeshin dhe bënin çfarë të donin. Dhe ajo pavarësia e tyre e pretenduar është në fakt krijimi i një sistemi në të cilin ata janë mbi të gjitha ligjet e mundshme dhe në parim nuk bëjnë asgjë”, deklaroi Malisha Stankoviq.
Ligji për prokurorët publikë, para se të shkojë në procedurë të mëtejshme, do të mbahet një debat publik në të cilin do të debatojnë ekspertë dhe profesorë nga kjo fushë, të cilët do të propozohen nga të gjitha grupet parlamentare.
